“Bijtë e mi janë nën rrënoja”, pasi u shpëtua, gruaja lutet që t’i shpëtojnë fëmijët [Video]

299

Një grua është nxjerrë e gjallë nga rrënojat e tërmetit në Turqi. E shtrirë në barelë, ajo u ka bërë thirrje ekipeve të shpëtimit që të nxjerrin fëmijët e saj, të cilët ndodhen nën rrënoja.

Pasi ata e pyetën nëse kishte ende persona të bllokuar, ajo u ka shpjeguar se fëmijët e saj janë të bllokuar tek shkallët e ndërtesës, poshtë vendit ku u gjet gruaja. Deri më tani raportohet për 22 viktima dhe mbi një mijë të plagosur.

MÖBEL THEMA

Autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit ndërkohë që të plagosurit ndodhen në spital.

Comments