Britania e Madhe përgëzon për formimin “paqësor” të qeverisë, përmenden sfidat e ngutshme

167

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka reaguar pas formimit të Qeverisë së re. Ata kanë përgëzuar akterët politikë për tranzicionin paqësor të pushtetit.

MÖBEL THEMA

“Ne përgëzojmë formimin paqësor të Qeverisë së re në Kuvend, dhe urojmë kryeminsitrin Hoti dhe kabinetin e tij në emërimin e tyre”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga Ambasada.

Britania e Madhe nëpërmjet ambasadës thonë se qeverinë e re e presin sfida të ngutshme.

“Sfida të ngutshme janë përpara Qeverisë së re, në veçanti me emergjenën shëndetësore Covid-19. Është e rëndësishme që Qeveria e re të kërkojë ndërtimin e një konsensusi dhe uniteti përgjatë përçarjeve politike”, thuhet tutje.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Ne përgëzojmë formimin paqësor të Qeverisë së re në Kuvend, dhe urojmë kryeminsitrin Hoti dhe kabinetin e tij në emërimin e tyre. Sfida të ngutshme janë përpara Qeverisë së re, në veçanti me emergjenën shëndetësore Covid-19. Është e rëndësishme që Qeveria e re të kërkojë ndërtimin e një konsensusi dhe uniteti përgjatë përçarjeve politike. /Lajmi.net/ 

Comments