Burg të përjetshëm për pjesëmarrje në grusht shtetin e pasuksesshëm në Turqi

55

Gjykata në Ankara dënoi me burg të përjetshëm katër ish pjesëtarë të gardës presidenciale për shkak të pjesëmarrjes në grusht shtetin e pasuksesshëm  në vitin 2016 kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan, lajmëroi agjencia gazetareske turke Anadolia.

Të dënuarit janë mes 497  të dyshuarve. Ata janë shpallur fajtor  pas shumë pikave, duke e përfshirë edhe përpjekjen  për rrëzim të rendit kushtetues dhe përpjekjes për vrasje të presidentit të Turqisë. Ata janë akuzuar se kanë kryer bastisje në Radiotelevizionin turk (TRT) dhe i kanë detyruar gazetarët të emitojnë kumtesë për puçistët dhe se është sulmuar  selia e Shtatmadhorisë së armatës turke.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Në përpjekjen për puç më 15 korrik  të vitit 2016 humbën jetën 2458 njerëz. Pas  grusht shtetit të pasuksesshëm mijëra njerëz u arrestuan  dhe u dënuan për shkak të lidhshmërisë me lëvizjen e Gjylenit.

Turqia si organizator të grusht shtetit e akuzon Fetullah Gjylenin, i cili jeton në SHBA. Pas grusht shtetit të pasuksesshëm   mijëra njerëz janë arrestuar dhe dënuar për shkak të lidhshmërisë me lëvizjen e Gjylenit. Ndërsa më shumë se 100.000 njerëz janë larguar nga  shërbimet publike për shkak të akuzave të ngjashme.

Comments