Capital T publikon këngën e parë të albumit të ri
Është lansuar projekti i ri muzikor nga Capital T.
Capital T ka publikuar këngën e parë nga albumi “Skulpturë” me titull “600PS”, shkruan lajmi.net.
Për tekstin u kujdes vet reperi, ndërsa këngës ia shoqëroi edhe videoklipin, të cilin e punoi “Onima”.
Tani e mbas, secili projekt i Capitalit do të jetë pjesë e albumit të ri “Skulpturë”.
Më poshtë mund ta dëgjoni projektin e ri muzikor nga Capital T me titull “600PS”. /Lajmi.net/