Çeku: Nëse nuk do të ndërhynte NATO, do të ishim ende në luftë me Serbinë

85

Ish-komandanti i UÇK’së, më pas dhe TMK’së, Agim Çeku, i ftuar në emisionin FRONTAL të T7, ka folur për rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë se në rast se nuk do të ndërhynte NATO-ja, Kosova mbase do të ishte edhe sot e kësaj dite në luftë me Serbinë. Ndoshta ende do të ishim në luftë. UCK-ja kurrë nuk do ta ndalte luten. Ka qenë edhe populli i vendosur. Ndoshta edhe sot kishim pas luftë”, ka thënë ai.

MÖBEL THEMA

Çeku thotë që prej momentit të daljes publike të UÇK’së, ushtarët ishin betuar që nuk do të hiqnin uniformën pa u çliruar Kosova.

“Nga momenti i parë kur është bërë e ditur që Kosova ka pasur ushtri, të gjithë kanë thënë se asnjëherë nuk do të heqin uniformën”, ka treguar ish-komandanti i UÇK’së.

Me rastin e 20 vjetorit të hyrjes së NATO-së, në Kosovë janë duke qëndruar ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, dhe ish-sekretarja amerikane, Madelenie Albright./GazetaExpres/

Comments