Çfarë përfaqëson modeli M tek veturat BMW?

539

E keni parë ndonjëherë shkronjën M në vetura BMW? E keni pyetur ndonjëherë vetën se çfarë kuptimi ka kjo?

M është dizajnuar për veturat që janë të krijuara për performancë. Këtë mund të vëreni duke mësuar për historinë e kësaj veture.

M ka kuptimin Motorsports, dhe është një divizion tërësisht i kundërt brenda veturave BMW që ka egzistuar që nga viti 1972. Ka filluar si një program për vetura garuese, por shpejt ky sektorë filloi të prodhojë edhe makina të rrugëve deri sa kërkesa për këto vetura u rritë. Prej atëherë deri në ditët e sotme çdo model M testohet në Nurburgring në Gjermani tek pista e garave.

Kur një veturë BMW merr shkronjën M ato modifikohen tërësisht për të arritur nivelin më të lartë të performancës. Kjo do të thotë se motori, transmisioni, frenat dhe aerodinamika të gjitha modifikohen. Pastaj bëhen shumë ndrrime në interier dhe shumë modifikime për të e kuptuar se jeni në një makinë të veçantë.

Makinat që kanë shkronjën M në BMW janë të performancës së lartë dhe dallojnë prej veturave tjera të llojit të tyre./Gazeta Express/

Comments