Cili është roli politik i popëve serbë?

137

Emërimi i Joanikijes, në krye të kishës ortodokse malazeze në Cetinë gjatë së dielës që shkoi, risolli ndikimin serb në Ballkan. Mitropoliti morri detyrën pavarësisht protestave të dhunshme në qytetin historik të Malit të Zi e në Podgoricë.

E ngjarje si kjo e së dielës kisha ortodokse serbe ka shkaktuar qysh në krijim, në mesjetë, derisa sipas historianëve beteja fetare mes serbëve e malazezëve u ndez edhe më qysh në Kongresin e Berlinit.”

“Me kongresin e Berlinit Mali i Zi pavarësohet si shtet dhe fiton edhe pavarësi fetare, dhe mbreti Nikolla ka bë përpjekje për ta pavarësuar kishën ortodokse por në ish Jugosllavi përsëri pushteti serb e ktheu kishën e tyre dhe ndikimin e tyre” deklaron Gjon Berisha, historian i mesjetës.

Doktori i historisë kishtare tregon si kleri serb pretendon se gjithçka ortodokse është serbe dhe për këtë janë krijuar qysh moti dy mite, që lidhen me Kosovën siç është ai për betejën e Kosovës dhe miti për shpërnguljen e serbëve në krye me arqipeshkopin Arsijemiq. Kulmi i ndikimit u pa në luftërat që ngjanë në Ballkan. Historianët thonë se kisha ortodokse serbe u bë edhe nismëtare e dhunës.
“Gjatë luftës së fundit kemi me dhjetëra raste kur kleri ortodoks serb ka fshehur armë, sidomos në Rahovec e rrethinë.”

Moebel THEMA

Ngjarjet e së dielës në Mal të Zi domosdo lidhen me Kosovën pas jehonës së këngës së peshkopëve se ushtria serbe do të kthehet në Kosovë. E që trazira të tilla të mos përsëriten brenda vendit Jusuf Buxhovi, historian, e sheh vetëm një rrugë.

“Kosova duhet ta mbrojë legjitimitetin e të gjithë tempujve fetar e kishtar si pjesë e trashëgimisë kulturore, vetëm kështu i ndal veprimet hegjemoniste e klerofashiste të cilat janë si armë e vetme e politikës së Kosovës.”

Sipas Buxhovit Kosova duhet të rishqyrtojë ligjet që lidhen me kishat ortodokse që të njëjtat të mos kenë bazë të njihen si pjesë e Serbisë. Por vetë fakti që për të hyrë në to kërkohet leje, siç është rasti i kryeministrit Albin Kurti, e më pas refuzimi, do të thotë njëlloj dorëzimi.
Përpjekja e serbëve për ta serbizuar secilin institucion fetar ortodoks rrjedhë nga fakti se kisha ortodokse është nacionale e jo universale si ajo katolike.

Comments