Dalin detaje të reja për ekzekutimin e 34-vjeçarit, u gjet i vrarë në kanal

217

34-vjeçari Eri Zefi u vra të mërkurën pasdite në rrethana të dyshimta.

Zefi u gjet i hedhur në kanal kullues, në fshatin Zall Xhuxhë në Fan të Mirditës.

Nga policia thonë se disa persona janë shoqëruar, si të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Nga hetimet e kryera, rezulton se Zefi është ekzekutuar pikërisht në vendin ku është gjetur i vrarë.

MÖBEL THEMA

I riu u gjet i pajetë nga një banor i zonës, i cili lajmëroi policinë.

Paraprakisht mendohet se ai është marrë peng dhe ishte çuar në zonën ku u gjet i vdekur, për t’u vrarë, pa u parë nga persona të tjerë.

Lidhur me këtë ngjarje uniformat blu vijojnë hetimet me synim identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.

Dyshohet se vrasja e të riut është bërë për hakmarrje, pasi vëllai i viktimës akuzohet për vrasjen e një personi në Durrës.

Comments