Dardan Molliqaj po hetohet për sulm ndaj ish komandantit të policisë, Driton Imeri

236

MÖBEL THEMA

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin se ndaj deputetit Dardan Molliqaj, më 22.10.2015, është pranuar kallëzimi penal i ushtruar nga Policia e Kosovës, në drejtim të veprës penale “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”, nga neni 410 paragrafi 1 të KPRK-së, transmeton Indeksonline.

Prokurori i cili aktualisht është duke e trajtuar këtë rast, më 02.10.2017, ka marrë aktvendim për fillim të hetimeve, pasi që ekziston dyshimi i arsyeshëm se, më 12.10.2015, rreth orës 21:30, para stacionit policor Qendra në Prishtinë, i dyshuari Dardan Molliqaj, ka sulmuar një zyrtar policor-Komandantin e këtij stacioni policor, Driton Imerin, ashtu që i njëjti përkundër disa ftesave të dërguara nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, për t’a siguruar deklaratën e tij, nuk është paraqitur dhe asnjëherë nuk e ka arsyetuar mos paraqitjen e tij në intervistim.

Prokurori i çështjes, më 10.04.2019, ndaj Molliqajt, ka ushtruar kërkesë për lëshim të urdhërarrestit për sigurimin e prezencës së tij në Prokurorinë Themelore në Prishtinë. Duke vepruar sipas kërkesës së prokurorit të çështjes, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 12.05.2019, ka lëshuar urdhërarrest, i cili është zbatuar sot, më 13.05.2019, në ora 10:00, si dhe i dyshuari i lartcekur është intervistuar e më pas është liruar në procedurë të rregullt./Indeksonline/

Comments