Daut Haradinaj kërkon falje për ndezjen e cigares brenda Kuvendit

140

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka kërkuar falje pas ndezjes së cigares brenda Kuvendit të Kosovës.

MÖBEL THEMA

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj u shpreh se kjo ishte pakujdesi e tij.

“E di që është shprehi e keqe pirja e duhanit, por aty është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend. Megjithatë, është pakujdesi e imja dhe kërkoj falje”, ka shkruar ai, duke e postuar edhe një fotografi nga vendi.

Comments