Deponuan 15 mijë euro false në bankë, arrestohen dy persona

177

Policia, më 08.05.2019, ka pranuar informatën nga zyrtarë të një banke, se në degët e saj në Fushë Kosovë dhe Malishevë, janë deponuar përmes bankomatit një shumë parash, që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Prishtinës, ka filluar menjëherë hetimet intensive rreth këtij rasti, transmeton Indeksonline.

Policia ka grumbulluar të dhëna dhe prova të mjaftueshme të cilat kanë rezultuar me identifikimin e dy personave të dyshuar të përfshirë në veprimtari penale ‘falsifikim i parasë’ dhe ‘mashtrimi’.

MÖBEL THEMA

Më, 15 maj 2019, policia ka arrestuar dy të dyshuarit: D. R. (1991) dhe F. Z. (1996), të dy të komunitetit shqiptar.

Të arrestuarit dyshohet se në degën e bankës në Fushë Kosovë kanë deponuar 13 (trembëdhjetë) kartëmonedha nga 500 euro dhe në degën e bankës në Malishevë kanë deponuar 17 (shtatëmbëdhjetë) kartëmonedha nga 500 euro. Vlera e përgjithshme e parave që dyshohet të jenë të falsifikuara është 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë) euro.

Të dyshuarit, janë intervistuar nga hetuesit policorë në prani të avokatëve mbrojtës. Me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari D.R. dërgohet në mbajtje për 48 orë, kurse e dyshuara F.Z. lirohet në procedurë të rregullt. /Indeksonline/

Comments