Deputetja e VV-së, LDK-së: Mund të flasim edhe për presidentin, por ky është kushti

233

Lëvizja Vetëvendosje edhe një herë ia ka bërë të qartë Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), çështjen e presidentit.

MÖBEL THEMA

Tash e sa muaj Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), nuk po mund të pajtohen për ndarjen e “hesapeve”, për bashkëqeverisje.

Është LDK-ja ajo e cila marrëveshjen e ka kushtëzuar me postin e presidentit, shkruan lajmi.net.

Arbërie Nagavci nga Vetëvendosje, përmes një shkrimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka reaguar duke thënë se me LDK-në janë të gatshëm që të pajtohen edhe për postin e presidentit, nëse kandidati ose kandidatja është konsensual, në të kundërtën Nagavci ka “kërcënuar”, me zgjedhje të reja.

Postimi i plotë i Nagavcit pa ndërhyrje:

Data 26 dhjetor është dita kur duhet të konstituohen institucionet e vendit. Jo vetëm Kuvendi, por paraprakisht të jetë arritur dhe marrëveshja për bashkëqeverisje në mes të LV! dhe LDK- së.

Si fitues të zgjedhjeve dhe si partia e parë në vend jemi të angazhuar e përkushtuar të arrimë marrëveshjen për bashkëqeverisje me LDK-në, të marrim përsipër përgjegjësitë që na janë besuar dhe të fillojmë punën e cila do të jetë e shumtë e jo e lehtë.

Duke ditur sfidat që na presin, është tejet e rëndësishme që të kemi mirëbesim paraprak e përkushtim për të qeverisur me profesionalizëm, dinjitet e transparencë. Kjo arrihet duke respektuar partnerin, duke bërë propozime, duke gjetur pikat që na ofrojnë e duke hapur mundësitë e bashkëpunimit.

Kushtëzimet e barikadimet janë e kundërta e këtyre më sipër, andaj dhe duhet të shmangen.

Qeveria Kurti do të sjell ndryshimet që i presin qytetarët, do të filloj një etapë të re për vendin, andaj duhet angazhim i të gjithve që puna të filloj sa më parë.

Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për çdo temë me interes për ne, për vendin e për partnerin qeverisës, sigurisht në kuadër të kompetencave ligjore, vlerave e principeve demokratike dhe brenda përgjegjësive kushtetuese.

LV! duke qenë gjithnjë konsekuente në qëndrimet e saj, ka mbrojtur ato me argumente. Kështu, në interes të arritjes së marrëveshjes së bashkëpunimit me LDK-në, jemi pajtuar që të propozojmë për kryesues/e të Kuvendit një kandidat/e të LDK-së, ndonëse kjo e drejtë na takon neve si fitues të zgjedhjevez, dhe jemi pajtuar të ndajmë përgjegjësitë udhëheqëse ministrore në mënyrë të barabartë.

Mund të falsim dhe për presidentin, madje jemi të interesuar të punojmë seriozisht në gjetjen e një kandidati ose kandidateje të denjë, konsensuale e që paraqet unitetin e popullit, ashtu si e kërkon kushtetuta. Andaj pasi të jemi dakorduar plotësisht për qeverisjen, mund të angazhohemi seriozisht për pozitën e të parit apo të parës së vendit.

Me mirëkuptim, me seriozitet e dashuri për vendit, ndryshe duhet të kthehemi dhe një herë tek sovrani. /Lajmi.net/

Comments