Diçka e re po vjen nga Yll Limani
Yll Limani ka paralajmëruar diçka të re.
Yll Limani përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se po sjell diçka të re, shkruan lajmi.net.
Këngëtari ka postuar një fotografi, në të cilën dha lajmin e shumëpritur nga fansat e tij, e që është ai për publikimin e një kënge të re.
“A jeni gati për këngën e re?” është mbishkrimi që Ylli ia ka lënë fotografisë.
Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe këngëtari, i cili aktualisht po shijon suksesin e baladës “Nuk po kalojka”. /Lajmi.net/