Digjet vetura e pronarit shqiptar në Gjorçe Petrov të Shkupit, familjarët dyshojnë për prapavijë etnike!

91

Mbrëmë rreth ora 2 pas mesnate është djegur një veturë në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit, kurse është dëmtuar lehtë edhe një evturë tjetër që ka qenë në afërsi, raporton gazeta LAJM.

Raste të tilla ndodhin shpesh në Shkup, mirëpo dyshimet për prapavijën e rastit të mbrëmshëm janë brengosëse. Vetura e djegur është pronë e një familje shqiptare, të cilët dyshojnë se djegia e veturës është rezultat i urrejtjes ndëretnike. Për këtë shkak ata edhe frikohen të flasin para kamerës së Televizionit Lajm, sepse lagja në të cilën jetojnë është 90 për qind e banuar me maqedonas. Dyshimet e para të tyre janë se zjarri që ka shkaktuar dëm prej 8.000 eurove, është i kurdisur dhe ka prapavijë ndëretnike.

MÖBEL THEMA

Digjet vetura e pronarit shqiptar në Gjorçe Petrov të Shkupit, familjarët dyshojnë për prapavijë etnike! (VIDEO)

Digjet vetura e pronarit shqiptar në Gjorçe Petrov të Shkupit, familjarët dyshojnë për prapavijë etnike! (VIDEO)

Gepostet von Lajm TV am Donnerstag, 10. Oktober 2019

Policia ka dalë në teren për të bë hetime. Në bazë të indikacioneve të para, anëtarët e ekipit të krim teknikës policore na thanë se zjarri me siguri është shkaktuar nga faktori njeri, deklarojnë familjarët.

Pikërisht këto dyshime i kanë kthyer te banorët shqiptarë të Gjorçe Petrovit kujtimet e majit të viti 2014, kur huliganët maqedonas të papenguar nga policia, dogjën pasuritë e shqiptarëve. Dëmet e bëra aso kohe ende nuk janë kompensuar. Kurse lidhur me rastin e mbrëmshëm policia ka dalë me një kumtesë të shkurtër, ku njofton për rastin dhe premton se do të vazhdojnë hetimet për ndriçimin e plotë të tij. /Gazeta LAJM

Comments