Djemtë kosovarë ia thurin këngës me çifteli në përkrahje të Kombëtares së Kosovës [Video]

640

Edhe përkundër disfatës me Anglinë, Kosova ka marr mbështetje të madhe nga tifozët dhe shqiptarët në mbarë botën.

Ndeshja kundër Anglisë u konsiderua si një lojë historike dhe djemtë e kombëtares dhuruan momente emocionuese duke luftuar deri në minutat e fundit, shkruan Indeksonline.

 

Gjatë ditës së djeshme është festuar në mënyra të ndryshme, duke ia thënë këngës e valles në pothuajse çdo vend ku kishte shqiptarë.

 

Edhe në një video të publikuar nga këngëtari Valon Biba shihet së bashku me miqtë e tij në makinë teksa këndojnë nën tingujt e çiftelisë këngën popullore ‘Ministrit në Londër’.

Ndryshe, ndeshja Anglisë-Kosovë përfundoj me rezultat 5-3 në favor të anglezëve./Indeksonline/

Comments