Dortmund – Bayern Munich: Parashikim, analizë dhe formacionet e mundshme të derbit “Der Klassiker”

400

Borussia Dortmund do të jetë nikoqir i Bayern Munichut në derbin “Der Klassiker” që zhvillohet sot (26 maj) në kuadër të javës së 28-të në Bundesliga.

Ndeshja që fillon në ora 18:30, do të luhet në stadiumin Signal Iduan Park, gjersa dy skuadrat do të kërkojnë fitoren.

Bavarezët janë lider me 61 pikë, derisa ‘Verdhezinjtë’ qëndrojnë katër pikë mbrapa tyre. Kjo përballja mes tyre mund të përcaktonte fituesin e Bundesligës për këtë edicion.

Borussia Dortmund

@BV

💥 SPIELTACH! 💛

Heute! Alles geben! Siegen!

🆚 @FCBayern
🕢 18.30 Uhr MESZ
🏟️ @SIGNALIDUNAPARK
📲
📻 http://bit.ly/2TCUxlp 

View image on Twitter

Për këtë sfidë, vendasit do të jenë pa Marcos Reus, Nico Schulz dhe Dan-Axel Zagadou që janë të lënduar, e Jadon Sancho është në dyshime për shkak të një lëndimi jo serioz.

FC Bayern München

@FCBayern

Das Topspiel steht vor der Tür! 🙌@SAP Sports&Entertainment liefert euch alle wichtigen Fakten zu ! 📈📊

Embedded video

26 people are talking about this

Kampioni në fuqi i ligës gjerman do të jetë pa lojtarët si, Thiago Alcantara, Philippe Coutinho, Niklas Sule dhe Corentin Tolisso, që po ashtu janë të lënduar.

Formacioni i mundshëm i Dortmundit: Burki; Piszczek, Hummels, Akanji; Hakimi, Can, Delaney, Guerreiro; Sancho, Haaland, Brandt.

Formacioni i mundshëm i Bayern Munichut: Neuer; Pavard, Hernandez, Alaba, Davies; Kimmich, Goretzka; Perisic, Muller, Coman; Lewandowski

Parashikimi: 1-3. /Telegrafi/

Comments