Dramë në ‘Teatrin e Ëndrrave’, Crystal Palace trondit Unitedin

373

Manchester United është njoftuar me humbje qysh në javën e tretë të Premierligës.

‘Djajtë e Kuq’ u befasuan nga Crystal Palace në Teatrin e Ëndrrave duke u mposhtur 1-2, në një dramë të vërtetë që u zhvillua në minutat e fundit.

Ekipi i Solskjaer e nisi furishëm takimin, por një kundërsulm i mysafirëve u shndërrua në gol me Jordan Ayew (32’).

Në vazhdim vendasit patën shanse të arta për ta barazuar rezultatin, ku vlen të përmendet penalltia e humbur e Marcus Rashford (69’).

Gjithsesi, goli i barazimit nuk erdhi deri tek minutat e fundit, ku ardhja e re Daniel James (89′) barazoi rezultatin.

Kur mendohej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, në skenë doli Patrick van Aanholt (90+3′) që i dha fitoren Palacces.

United mbetet në pozitën e pestë me katër pikë, kurse Palace me po aq pikë në vendin e 10.

Skuadra e kuqe ndeshjen e radhës udhëton te Southampton, kurse ‘Shqiponjat’ presin Aston Villën. /Lajmi.net/

Comments