Driton Selmanaj e pyet Liburn Aliun: Tash a del Serbia në Adriatik apo deti Adriatik ka ndërru vend?

71

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, e ka kritikuar ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliun, për shkuarjen e tij në Beograd, ku mori pjesë në Samitin e Hekurudhave të Ballkanit Perëndimor.

Moebel THEMA

Selmanaj ka shkruar në Facebook se kur ishte arritur Marrëveshja e Washingtonit në shtatorin e vitit të kaluar, Lëvizja Vetëvendosje kishte deklaruar se hekurudha Durrës-Prishtinë dhe lidhja e saj në rrjetin hekurudhor në regjion dhe Europë Qendrore, ia mundëson Serbisë qasjen në Detin Adriatik.

Pas pjesëmarrjes në Samitin e Hekurudhave të Ballkanit Perëndimor, Selmanaj e ka pyetur ministrin Aliu nëse Serbia tash del në Adriatik, apo Adriatiku ka ndërruar vend.

“Kur u arrit Marrëveshja e Washingtonit, këta të majtit pseudo patriot, shanin e akuzonin se hekurudha Durrës -Prishtinë dhe pastaj lidhja me rrjetin hekurudhor në regjion dhe Evropë Qendrore, i mundëson Serbisë qasjen në Detin Adriatik. Tash pasi erdhën në pushtet pa fije turpi shkojnë në Beograd dhe kur kthehen deklarojnë se linja hekurudhore Prishtinë – Beograd ka efekt vetëm nëse lidhet me Durrësin. Tash a del Serbia në Adriatik apo deti Adriatik ka ndrru vend?!..Hipokrizia e mashtruesve”, ka shkruar Selmanaj.

Comments