E fundit: Liga e Kampionëve do të zhvillohet në korrik dhe gusht

150

Fazat e fundit të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës të këtij sezoni raportohet se do të zhvendosen në korrik dhe gusht pasi pandemia e koronavirusit vazhdon të shkatërrojë kalendarin e futbollit.

Dhe të gjitha ndeshjet ndërkombëtare të planifikuara për në qershor ka të ngjarë të shtyhen deri në vjeshtë për të liruar rrugën për përfundimin e sezonit 2019/20.

MÖBEL THEMA

Masa vjen, sipas televizionit gjerman ZDF, përpara konferencës s fundit të UEFA-s që do të zhvillohet sot.

Kësisoj, organizata e futbollit evropian është e vendosur që ky sezon të përfundojë – çfarëdo qoftë kostoja ekonomike apo faktorë të tjerët.

Kampionatet dhe kompeticionet evropianë për klube pritet të zhvillohen deri në fund të gushtit.

Comments