Edhe nesër vazhdon bora në Kosovë, këto do jenë temperaturat

95

Dita e diele do të shoqërohet me mot kryesisht të vranët dhe herë-herë me reshje shiu dhe bore.

Reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin, por që shtrirja e tyre si zakonisht nuk do të jetë uniforme për shkak të specifikave gjeografike që ka vendi ynë.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.

Në mëngjes vende-vende parashihet të ketë ngrica, prandaj ngasësve të automjeteve ju rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5 m/s.

Comments