Edi Rama tregon se a loboi në Kosovë për hyrjen e PDK-së në qeveri

111

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e përbashkët për medie me homologun e tij, Avdullah Hoti ka thënë se gjatë qëndrimit në Kosovë nuk ka lobuar për përfshirjen e PDK-së në qeverinë Hoti.

I pyetur nga KosovaPress për ketë dhe deklaratat tij për bashkim, pas propozim aktakuzave për krime lufte ndaj presidentit Thaçi dhe kryetarit Veseli.

MÖBEL THEMA

Kryeministri shqiptar tha se kjo nuk është e drejtë e tij, derisa theksoi se zgjerimi apo “ngushtimi” i qeverisë i takon qeverisë Hoti.

“Unë nuk ka asnjë të drejtë dhe natyrisht nuk marrë përsipër në asnjë mënyrë t’iu tregojë miqve në Kosovë se çfarë të bëjnë për ata që është detyra e tyre e jetës politike. Nuk mendoj që jam aq i zgjuar që nga Tirana të jap mend se si qeverisët në Kosovë… është e drejta e tyre, a e zgjerojnë qeverinë a e ngushtojnë qeverinë. Kjo është e drejta dhe detyra e tyre”, tha ai.

Comments