Ekskluzive/ Ja emrat e kandidatëve të BDI-së në zonën 6

313

Burime të sigurta për TetovaSot bëjnë të ditur emrat e mundshëm të kandidatëve për deputetë nga Bashkimi Demokratik për Integrim në zonën numër gjashtë.

I pari dhe i pakontestueshmi në zonën gjashtë është Ali Ahmeti ku pas tij vjen drejtori i spitalit të Tetovës, Florin Besimi një herit edhe kryetar i degës së Tetovës.

MÖBEL THEMA

E treta në radhë është profesoresha universitare Arta Bilalli, më pas vjen Elita Ziberi nj emër jo pak e njohur për rininë tetovare dhe atë shqiptare në vend dhe jashtë vendit, e pesta në radhë vjen gjithashtu profesoresha universitare Rina Nushani dhe i gjashti me radhë vjen Nevzat Bejta ish kryetar I komunës së Gostivarit.

Pas këtyre emrave të mundshëm do të vijnë gjithsesi emra të njohur nga komuna e Bogovinës, Zhelinës dhe Tearcës ku pritet gjithashtu një befasi e emrave që do të garojnë në zonën më të madhe shqiptare për zgjedhjet e 12 Prillit, mëson ekskluzivisht TetovaSot.

Këta janë emrat e mundshëm ku BDI si parti serioze në detaje po i shqyrton të gjithë kandidaturat tjera ndërsa pritet që në këto zgjedhje të del me shumë figura të reja, në të gjithë zonat për një fitore të madhe me 12 Prill. /TS/

Comments