Ekzekutimi i shqiptarit në Athinë dhe plagosja e dy djemve të tij

168

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i ndodhur mbrëmë në Athinë, ku i vrarë mbeti Edmond Llangozi dhe të plagosur dy djemtë e tij si dhe një kamariere.
Sipas mediave greke, djemtë Anxhelo dhe Mihal Llangozi janë në gjendje të rëndë në spital. Sipas dëshmive të bëra në polici nga bashkëshortja e viktimës dhe autorit, sherri ka nisur për një mosmarrëveshjeje për një borxh financiar.
Ndërkohë mediat greke shkruajnë se është identifikuar autori i kësaj masakre, ai është një 54-vjeçar i cili fillimisht është konfliktuar fizikisht me viktimën dhe më pas ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar.
Mediat greke citojnë një oficer të forcave speciale i cili tha se autori i masakrës së djeshme kishte për qëllim që të vriste të gjithë familjen.

Comments