Eriona Sejdiu përfaqëson Kosovën në Miss Globe 2019

77

Vajza nga Prishtina, Eriona Sejdiu do ta përfaqësojë Kosovën në Miss Globe 2019.

Nëntëmbëdhjetë vjeçarja merr pjesë për herë të parë në një garë të tillë bukurie të nivelit kaq të lartë.

Ajo studion shkencat juridike në Prishtinë dhe mes tjerash ka qenë aktive në disa projekte telelvizive.

MÖBEL THEMA

Pasioni i saj është aktrimi, këndimi dhe vallëzimi, ndërsa në kohën e lirë ajo merret edhe me punë vullnetare për të ndihmuar personat në nevojë.

Në intervistën e saj të parë për Miss Globe në pyetjen se çdo të ndodh me të nëse fiton Miss Globe, përgjigjet se do të ketë me siguri më shumë mundësi në jetë, por çdo herë do të jetë vetvetja, vetëm se do të jetë më e famshme.

Miss Globe 2019 është një ngjarje ndërkombëtare e garës së bukurisë ku marrin pjesë rreth 55 pjesëmarrëse nga e gjithë bota.

Comments