Estrada dhe pronarët e restoranteve protestojnë para Qeverisë për lejimin e organizimit të dasmave dhe ahengjeve

628

Ka filluar protesta e organizuar për dasmat e ahengjet.

Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka dhënë sinjal për lejimin e organizimit të dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare, shkruan lajmi.net.

Kjo gjë do të ndikojë direkt tek artistët dhe shumë veprimtari të tjera që lidhen me dasmat dhe ngjarjet e ngjashme, andaj është organizuar protestë.

Emra të njohur të estradës shqiptare të cilët ndihen se janë prekur financiarisht pas vendimit të fundit të Qeverisë lidhur me dasmat e ahengjet, i janë bashkuar protestës e cila fillimisht u thirr të mbahet para MSH-së ndërsa tani meqë është ndryshuar vendi, protestuesit ndodhen para Qeverisë.

Në protestë janë edhe pronarë të restoranteve të cilët po ashtu kërkojnë të drejtën e tyre për punë.

Ndër emrat që po marrin pjesë në protestën ku kërkohet lejimi i organizimit të dasmave dhe ahengjeve janë: Labinot Tahiri, Afrim Muqiqi, Alban Mehmeti etj./Lajmi.net/

Comments