Eurostat: Rënie drastike e trafikut ajror në Maqedoninë e Veriut

112

Në tremujorin e dytë të këtij viti, pandemia e Covid-19 pothuajse tërësisht ka ndërprerë trafikun ajrorë në Evropë. Sipas të dhënave nga Eurostat, numri i udhëtarëve në gati se të gjitha fluturimet në vendet evropiane për këtë periudhë ka rënë për 97-98 për qind, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Spanja, Sllovakia dhe Sllovenia kanë kaluar këtë periudhë më së keqi, duke shënuar rënie të numrit të udhëtarëve për 99 për qind.

Spanja është vendi më i prekur me 61.6 milion pasagjerë më pak në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë gjatë vitit të kaluar.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Sipas shifrave, vijon Gjermania me 59.1 milion, Franca me 44.2 dhe Italia me 42.6 milion pasagjerë më pak.

Analiza e Eurostat ka përfshirë edhe dy vende nga Ballkani Perëndimor –

“Maqedonia e Veriut, mban një rekord në rënie- me 2,738 pasagjerë në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me vitin e kaluar kur për të njëjtën periudhë kanë udhëtuar 602,715 pasagjerë, që përbën rënie për 100 për qind, ndërsa Serbia, ku numri i pasagjerëve ka rënë për një milion e gjysmë, paraqet rënie prej 94 për qind”, thuhet në raportin e Eurostat.

Comments