F.C Shkupi me çdo kusht e dëshiron “Bubën”

492

Edhe pse dështoi raundi i parë i bisedimeve mes F.C. Shkupit dhe Ferhan Hasanit, çairasit nuk heqin dorë nga “Buba”.

E në ndihmë të F.C Shkupit kësaj radhë është edhe Qatip Osmani i cili njihet për afërsinë e tij me Hasanin, pasi që i njëjti ka qenë trajner i Hasanit vite e vite tek Shkëndija.

Burime të besueshme pran klubit bardh e blu për Tv21 thonë se Shkupi nuk do të heqë dorë nga shërbimet e Ferhan Hasanit dhe se përsëri do të dërgojë ofertë në drejtim të futbollistit i cili për momentin është i lirë.

Comments