Facebook do fshehë numrin e pëlqimeve në postime
Facebook ka të ngjarë që të bëhet platforma e dytë që do fshehë numrin e pëlqimeve të përdoruesve, në emër të mbrojtjes së shëndetit mendor.
Kompania e konfirmoi se po bënin gati veçorinë pasi hulumtuesi dhe inxhinieri Jane Manchun Wong vuri një prototip të kodit të tij, të fshehur brenda aplikacionit të Facebook për sistemin operativ ‘Android’, transmeton lajmi.net.
Ndonëse veçoria nuk është në dispozicion për përdoruesit e Facebook, ka të ngjarë se testimi do jetë i ngjashëm me atë të platformës së shpërndarjes së fotografive dhe videove, Instagram.
Përpjekjet e mëparshme të Facebook kanë parë më pak sukses, siç janë veçoria e pagesave dhe skaneri i imazheve nudo për të parandaluar pornografinë.
Studimet kanë treguar se përdorimi i medieve sociale mund të përkeqësojë problemet e shëndetit mendor si depresioni, mendimet e vetëvrasjeve dhe shqetësimi psikologjik, sipas Shoqatës Psikologjike Amerikane.
Për më tepër, studime të tjera kanë treguar që koha e shtuar e shpenzuar në mediet sociale mund të çojë në ndjenja të vetmisë, ankthit dhe izolimit shoqëror. /Lajmi.net/