Facebook krijon ‘kompjuterin që lexon trurin’, mund të zbulojë saktësisht për cilat fjalë po mendoni

60

Facebook ka bërë të ditur planet e tij për krijimin e një kompjuteri që lexon trurin që mund të shndërrohet në sistemin daktilografim.

Shkencëtarët laboratorik të Facebook sapo kanë publikuar rezultatet e eksperimentit të fundit të tyre, që përfshin futjen e elektrodave në kokën e njerëzve dhe për t’i përdorur ato për dëshifrimin e fjalëve dhe frazave që pjesëmarrësi po i mendonte.

Ekipi i hulumtimit nga Universiteti i Kalifornisë, San Fransisko, përmblodhi eksperimentin duke futur implante tek pacientët të cilët ishin duke u përgatitur për kirurgji epilepsie., raporton “The Sun”.

Këta pacientë, duhej të dëgjonin zgjidhje të shumta të pyetjeve dhe të i thonin përgjigjet me zë të lartë përderisa elektrodat regjistronin aktivitetin e trurit, kështu që çdo lidhje midis fjalëve dhe trurit mund të vërehej, transmeton lajmi.net.

Kjo mënyrë e re teknologjike kuptohet që do të ketë edhe kundërshtime nga njerëzit që nuk dëshirojnë që mendimet e tyre të lexohen nga kompanitë si Facebook, por mund të jetë një gjë shumë e mirë për njerëzit me probleme të ndryshme si p.sh ata që kanë probleme në të folur. /Lajmi.net/

Comments