Federata Spanjolle e Futbollit vendosi, shtyhen “El Clasico”
Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka konfirmuar shtyrjen e derbin të madh spanjoll në mes të Barcelonës dhe Real Madridit i njohur si “El Klasiko”, që duhej të zhvillohej në stadiumin “Kamp Nou” më 26 tetor, në kuadër së javës së 10-të të La Ligës. Tani dy ekipet, duhet të bien dakord për një datë të re, edhe atë deri më 21 tetor. Në rast të mos arritjes së një marrëveshje, Komisioni I Garës do të përcaktojë datën e re të El Klasikos.
Shtyrja e El Klasikos erdhi si rezultat i protestave të shumta në rajonin e Katalonisë, shkaku i disa arrestimeve politike. Drejtuesit e futbollit spanjoll kanë raportuar se nuk ka siguri të mjaftueshme për këtë ndeshje dhe për këtë është vendosur të shtyhet kjo sfidë e madhe në futbollin spanjoll dhe ndërkombëtar.