Filipçe: Deri në fund të javës pritet të kemi pasqyrë më të mirë për gjendjen me Covid-19

204

Parashikimet janë se do të kemi një pasqyrë shumë më të mirë për gjendjen me Kovid-19 në vend deri në fund të kësaj jave, por këtë sërish e them me rezervë sepse do të bëjmë analiza çdo ditë. Duhet të kuptojmë se të gjithë jemi përgjegjës përpara kësaj, theksoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.

Filipçe Sqaroi se pritjet janë mbi bazë të të gjitha të dhënave të cilat tani i kanë: numrin e të sëmurëve, kohën kur janë diagnostikuar dhe masat të cilat përveç kufizimit në terren po zbatohen në analizë të hollësishme të kontakteve dhe kontakteve të ardhshme, dhe se në fund të kësaj jave do të ketë rezultate.

MÖBEL THEMA

“Por, vendimet dhe rekomandimet i marrim mbi bazë të dy çështjeve – fillimisht ato numra të cilat çdo ditë analizohen dhe analizën e hollësishme të anketave epidemiologjike prej ku mësojmë se cilat janë të dhënat që pacientët i japin për mënyrën e transmisionit, megjithatë edhe pasqyrat në dy javët paraprake secila një pas një”, tha Filipçe.

Ministri Filipçe edhe një herë theksoi se virusi është prezent, nuk do të zhduket dhe se duhet të mësojmë të jetojmë me të.

“Projeksionet e reja për zhvillimin e epidemisë, kurba epidemiologjike në botë janë edhe deri në vitin 2025 me parashikim për pik edhe në vitin 2022”, shtoi Filipçe duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas konferencës për shtyp para Sekretariatit për Çështje Evropiane me rastin e dorëzimit të tetë pajisjeve të tjera për ventilim mekanik dhe njësi të ndryshme të pajisjes mbrojtëse personale nga mbështetja e BE-së për vendin për luftë kundër Kovid-19.

Comments