Flasin familjarët e gjakovarit që kërcënoi me hedhje të xhamisë në erë

185

Kur bodrumet e shtëpive të tre vëllezërve të tij i pa të vërshuar nga uji, Sami Arifi nga lagja ‘Dardania’ në Gjakovë i pati disa fjalë për forcat e rendit.

Arifi pretendonte se përmbytjen e shkaktoi ndërtimi i xhamisë. Nga mllefi kërkoi në polici që të ndalen punimet pse do t’i vë tritol objektit fetar për ta shkatërruar.

I dyshuari tha për T7 se këtë kërcënim të enjten mbrëma e kishte thënë nga mllefi i momentit dhe se është penduar për fjalët si pasojë e të cilave u prangos për tu liruar më pas në procedurë të rregullt.

Kështu konfirmon edhe policia, raporton klankosova.

Të njëjtën e pohojnë edhe familjarët e të dyshuarit që pësuan dëme nga reshjet e shiut.

Ata thonë se telashet me ujë iu shfaqën vetëm muajve të fundit.

‘Prej se u bo xhamia janë dëmtu gypat. Një rigë shi që bjen neve na hyn uji”.

Familja Arifi vetëm kërkon që t’iu bëhet një zgjidhje dhe se shtojnë që nuk janë kundër këtij objekti fetar.

Comments