Fury e quan frikacak Joshuan, i ka dy fjalë për të

323

Tyson Fury ka qenë gjithmonë kundër bashkombasit të tij, kampionit të trefishtë Anthony Joshua.

Dy yjet britanike janë në kulmin e boksit profesionist në pesha të rënda dhe Joshua synon që të bëhet kampion i pa diskutueshëm, shkruan Indeksonline.

Por Fury i cili do të luftoj me gjermanin Tom Schwartz dy javë pas Joshuas ka thënë se bashkombasi i tij është frikacak.

“Ajo që i sugjeroj Joshuas është që të mos e pys më shumë menaxherin e tij dhe ta përdor atë për të fituar respekt në divizionin e peshave të rënda“, ka thënë Mbreti Cigan.

“Nëse luftëtarët janë të gatshëm të luftojnë, pse duhet të presin dikë tjetër? Luftëtarët e përdorin atë si një justifikim“, ka thënë Fury.

Anthony Joshua do të ndeshet me Andy Ruiz Jr me 1 qershor në debutimin e tij në SHBA. /IndeksOnline/

Comments