Ganiu priti ish-kapitenin e kombëtares shqiptare Lorik Cana

118

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot në hapësirat e komunës e mirëpriti ish-kapitenin e kombëtares shqiptare në futboll, Lorik Cana, njofton Koha.

Qëllimi i takimit, siç është publikuar në faqen zyrtare të Ganiut në Facebook, është që të vendosen themelet e bashkëpunimit për projekte me rëndësi shoqërore.

MÖBEL THEMA

“Sot pata nderin të mirëpres ish-kapitenin e kombëtares shqiptare të futbollit, Lorik Cana, themelues i fondacionit ,”Lorik Cana 5″. Qëllimi i këtij takimi ishte që të vendosim themelet e bashkëpunimit për projekte me rëndësi shoqërore si dhe promovimin e sportit të futbollit ne mes brezave më të rinj të shoqërisë”, thuhet në postim.

Ganiu ish-kapitenin e kombëtares Cana e dekoroi me një plaketë me heroin kombëtar Skënderbeu.

Comments