Gazetari Momirovski pyet ne shqip Selën (VIDEO)

116

Kreu i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, mbrëmjen e së enjtes ka qenë i ftuar special në Tv Alfa, për të folur për aktualitetin politik në vend, pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, raporton KOHA. Gazetari, Goran Momirovski, intervistën e filloi në gjuhën shqipe, për të treguar se e belbëzon atë, ani pse nuk e njeh mirë, ndërsa Sela nga ana tjetër që në fillim të bisedës dëshironte të tregohet se nuk është nacionslist, ashtu siç pretendonte gazetari.

“Njiheni në elektoratin maqedonas si radikal por sonte nuk do flasim për radikalizëm sepse edhe për mua flitet se jam nacionalist, dua të flasim për politikën reale, si gazetarë unë komunikoj në kroatisht, anglisht, bullgarisht, gjermanisht dhe nuk e kam problem të flas shqip”, tha Momirovski në gjuhën shqipe, ndërkohë që edhe pyetjen e parë kreut të ASH-së, se a do të jetë pjesë e Qeverisë së re, ia drejtojë po në shqip.

Çka po ndodh me këta njerëz ooooo shooooq? Sa të përmenden zgjedhjet njerëzit çmenden… Fillimisht një shqiptar i Gostivarit, tani Zaevi, tash edhe ky kolega Што е со луѓево бе браааат??? А се спомнат избори сите полудуваат… Прво некој Албанец од Гостивар, па Заев, еве сега и колегава

Gepostet von Furkan Saliu am Montag, 21. Oktober 2019

MÖBEL THEMA

“Njiheni në elektoratin maqedonas si radikal por sonte nuk do flasim për radikalizëm sepse edhe për mua flitet se jam nacionalist, dua të flasim për politikën reale, si gazetarë unë komunikoj në kroatisht, anglisht, bullgarisht, gjermanisht dhe nuk e kam problem të flas shqip”, tha Momirovski në gjuhën shqipe, ndërkohë që edhe pyetjen e parë kreut të ASH-së, se a do të jetë pjesë e Qeverisë së re, ia drejtojë po në shqip.

“Ne si ASH mendojmë që do t’i fitojmë zgjedhjet e parakohëshme parlamentare dhe do jemi faktori kryesor për krijimin e qeverisë së re. Më lejoni vetëm të falenderoj për atë që më respektuar dhe folët në gjuhën shqipe në pjesën që paralajmëruat se nuk keni problem të flisni në bullgarisht e gjuhë tjera sepse aq më shumë gjuhë dini më i pasur jeni”, u përgjigjë Sela, përcjellë KOHA.

Duke folur për takimin e liderëve te Presidenti, Pendarovski, kreu i ASH-së theksoi se takimi ka qenë konstruktiv dhe i dobishëm.

Comments