Gjendja e Taynas pas katër koncerteve brenda 24 orëve dhe dy klipeve

417

Ky është padyshim një vit i suksesshëm për reperen më të njohur dhe më të kërkuar në vend.

Ajo brenda një kohe të shkurtë arriti të rrëmbej zemrat e publikut, ndonës debutimi I saj ishte vitin e kaluar, Tayna sot është një prej artisteve më të kërkuara në vend, shkruan Indeksonline.

Ndërsa sezoni i verës Tayna e gjen të stërngarkuar, ajo brenda një natë mban deri në katër koncerte.

Por, krahas kësaj Tayna nuk i ndal as projektet e reja, ajo së fundi publikoj bashkëpunimin me dy reperët e njohur, Mc Kresha dhe Lyrical Son.

MÖBEL THEMA

Në një video të shkurtë që Tayna ka hedhur në ‘Instagram’, reperja ka treguar se cila është gjendja e saj pa gjithë këtyre angazhimeve.

“Disponimi: 24h,4 koncerte edhe dy klipe qe vazhduan 4 dite, po n’fund ja vlen gjithçka kur mundohesh m’i argëtu njerëzit qe t’dojn edhe merr lavdata. Jam shume e lumtur edhe krenare për krejt, Kam filluar duke i bërë ‘cover’ këngët e tyre, tani jemi këtu (e gjitha kjo brenda një viti e gjysmë) Mc Kresha dhe Lyrical Son faleminderit”, ka shkruar Tayna teksa shihet e ulur gjatë xhirimeve të ‘Pasite’./Indeksonline/

Comments