Golfi i ri i Volkswagen me një super risi

272

Një numër i madh i prodhuesve të makinave janë duke u zhvendosur nga ekrane analoge në digjitale.

MÖBEL THEMA

Një gjë të tillë është duke e bërë edhe Volkswagen me modelin e ri ‘Golf’, duke maksimalizuar aspektin teknologjik, transmeton lajmi.net.

Kabina digjitale e VW tanimë është shumë më e qartë dhe më e kompletuar, me mundësi lidhjeje online për ngasësit e veturave.

Gjenerata e tetë e VW përfshin një ekran prekjeje, multifunksionalizmin e timonit, gjersa një numër i vogël i butonëve me prekje fizike ka mbetur në enterierin e makinës.

Po ashtu, ajo do i ofrojë mundësi që nëpërmjet zërit të ofrojnë komanda të ndryshme, të tilla si “Më Dërgo në Shtëpi” për vozitje automatike, si dhe “Kam ftohtë” për ndezje të kondicionerit.

VW thotë se dixhitalizimi i këtyre kontrolleve do të thotë që shoferët mund të kenë një përvojë më të personalizuar se kurrë. /Lajmi.net/

  

Comments