Grafa etnike në letërnjoftim, “mision i pamundur”

118

Vendosja e grafës etnike në letërnjoftime pothuajse e pamundur. Kryeministri Zaev tha se një gjë e tillë nuk është praktikë në shtetet e BE-së. Zaev tha se deputetët e partisë së tij nuk kundërshtojnë por sipas tij, faktori ndërkombëtar iu ka tërhequr vërejtjen për të mos bërë ndryshimet ligjore në dokumentet e identifikimit.
Partia Besa e propozoi këtë dhe unë qëndroj pas saj, por definitivisht nuk është e mundur të gjendet zgjidhje në Kuvend. Deri më sot 12 mijë kërkesa kemi për letërnjoftimet dhe nuk mund të jepen. Besoj deri në javën tjetër do të bëhen 15 mijë kërkesa, duke u kaluar të gjitha afatet për shkak se nuk është miratuar ligji. Përkrahje po, nuk ka rezerva dhe paragjykime shumica parlamentare në këtë çështje. Por, definitivisht është bllokuar zgjidhja ligjore nga njëri apo tjetri dhe BE na dërgoi porosi të qartë se nuk duhet të ndryshojmë praktikë të tillë sepse nuk ekziston në BE, por mendoj se duhet të gjejmë zgjidhje”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Nga Lëvizja Besa thonë se nuk heqin dorë nga propozimi për figurimin e përkatësisë etnike në letërnjoftime. Nga partia e Kasamit, që është në koalicion me LSDM-në, thonë se nëse nuk marrin mbështetjen e partisë së Zaevit, mbështetje do të kërkojnë tek opozita.

Moebel THEMA

Jemi të bindur se kërkesa jonë është e drejtë, edhe pa votat e LSDM në bazë të deklarimit të subjekteve tjera politike ekziston shumicë për të kaluar kërkesën e Lëvizjes BESA. Nuk e kemi ndërmend të tërhiqemi nga vendosja e grafës etnike në letërnjoftime. Kjo është kërkesë politike që nga ndryshimet kushtetuese dhe për Lëvizjen BESA është jashtëzakonisht e rëndësishme”, thonë nga Lëvizja BESA.

Për grafën etnike në letërnjoftime nesër pritet të diskutojnë liderët e dy partive Zoran Zaev i LSDM-së dhe Bilall Kasami i Besës.

Adnan Qaili

Comments