I plagosi tre persona në Mitrovicë dhe u arratis, identiteti i viktimave dhe i të dyshuarit

156

Mbrëmë, pas mesnate në Mitrovicë janë plagosur tre persona me armë zjarri.

Indeksonline mëson përmes burimeve se i dyshuari është Nexhat Kamberi, ndërsa të plagosurit janë: Fikret Tahri, Alban Musliu dhe Berat Qubreli.

MÖBEL THEMA

Tri viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, dy prej tyre janë liruar kurse i treti mbetet për tretman të mëtejmë mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë ku kanë gjete dhe sekuestruar katër gëzhoja dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti vazhdon të hetohet./Indeksonline/

Comments