iPhone 13 prezantohet së shpejti – Zbulohet data kur do të dalë modeli i ri, ja risitë

185

Pritet një procesor A15 me shpejtësi të lartë, bateri më të madhe dhe një port USB-C në vend të llojit të zakonshëm Lightning.

Apple do të prezantojë më 14 shtator modelin e ri iPhone 13, që mezi pritet nga miliona njerëz anekënd botës.

iPhone pritet të debutojë me tipare të reja, me përmirësime në procesor dhe në kamera, ndërsa do të vijë në disa ngjyra.

Moebel THEMA

Pritet një procesor A15 me shpejtësi të lartë, bateri më të madhe dhe një port USB-C në vend të llojit të zakonshëm Lightning.

Sa i takon kamerave, pritet që ato të mundësojnë realizimin e fotove më të mira në dritë të ulët, me fokusim automatik përmes lenteve me kënd të gjerë.

Vlen për tu theksuar që Face ID (njohja e fytyrës) do të funksionojë edhe nëse përdoruesi do të ketë maskë. Pajisjet e reja të Apple pritet të përfshijnë iPhone 13 mini, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max. /Lajmi.net/

Comments