Ismaili: Kam paraqitur kandidaturën për kryetar të Prishtinës, pres aprovimin e PDK-së

89

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili thotë se ai ka paraqitur kandidaturën për Prishtinën.

“Do ta zyrtarizojë kandidaturën posa ta marr aprovimin e Kryesisë së PDK-së”, tha Ismaili në “Debat Plus”.

Deputeti i PDK-së thotë se me të marrë degën e Prishtinës nga 9 mijë vota e ka dërguar partinë në 13 mijë vota.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“E kam mbështetjen e partisë, por do të garojë edhe për mbështetjen e qytetarëve. Kanë qeverisë edhe LDK-ja edhe LVV-ja por fatkeqësisht nuk është qeverisur mirë dhe nuk është ndryshuar kualiteti i jetës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ismaili thotë se puna që e ka bërë në Ministrinë e Shëndetësisë ka qenë e mjaftueshme që qytetarët e Prishtinës ta njohin më mirë.

“Po të mos isha ministër ndoshta qytetarët e Prishtinës nuk do të më njohin mirë”, tha ndër të tjera Uran Ismaili.

Comments