Italia raporton 604 të vdekur brenda një dite nga coronavirusi – rritja më e ulët e rasteve që kur u vendosë në karantinë

159

Italia ka raportuar 604 të vdekur nga coronavirusi të martën, megjithëse vendi ka shënuar rritje më të ulët të rasteve ditore që kur u vendosë në karantinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rastet e reja u rritën me vetëm 0.9 për qind me 880 persona, ndërsa 1,555 persona janë shëruar.

MÖBEL THEMA

Ndryshe, numri i përgjithshëm i rasteve në Itali është rritur në 135,586, duke përfshirë 17,127 të vdekur dhe 24,392 të rikuperuar.

Ndërkaq sipas statistikave të fundit, Britania e Madhe dhe Franca, janë duke shkuar hapave të frikshëm të Italisë dhe Spanjës sa i përket pandemisë së coronavirusit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë raportuar deri më tani 368 mijë raste, 11 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë, ndërsa 19 mijë njerëz janë shëruar. /Telegrafi/

Comments