Izrael, gjendet i vdekur në shtëpinë e tij ambasadori kinez i emëruar në Tel Aviv

314

Ambasadori kinez në Izrael është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Herzliya, qytet në veri të Tel Avivit, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ambasadori Du Wei ishte 57 vjeç, dhe ishte emëruar në mars në kulmin e pandemisë. Policia për momentin gjendet në shtëpinë e tij dhe po bën hetimet mbi rastin në fjalë. Ndërsa pikërisht sot do të bëhet edhe betimi i qeverisë së re izraelite të Benjamin Natanjahut dhe Beni Gantz.

Comments