JUAN FELIPE NUK ËSHTË MË PJESË E SHKËNDIJËS

65

KF Shkëndija dhe futbollisti brazilian me marrëveshje të dyanëshme kanë ndërprerë bashkëpunimin.

MÖBEL THEMA

Klubi i Futbollit Shkëndija komunikon ndërprerjen e bashkëpunimit me futbollistin barazilian, Juan Felipe. Kryesia e klubit dhe futbollisti në takim të përbashkët kanë ardhur në përfundim se në këtë moment ndarja është në interes të të dyja palëve, kështu që është gjetur akordi për shkëputjen e parakohëshme të kontratës.

KF Shkëndija falemenderon Juan Felipen për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi gjatë periudhës që ishte pjesë e jona, duke i dëshiruar suksese në të ardhmen.

Comments