Juventus shkarkon Sarrin pas eliminimit nga Liga e Kampionëve
Juventus ka njoftuar shkarkimin e trajnerit Maurizio Sarri.
Eliminimi nga Liga e Kampionëve i ka kushtuar trajnerit italian, me humbjen e punës te Juventus.
“Juventus njofton se Maurizio Sarri është liruar nga posti i trajnerit të ekipit të parë”, thuhet në njoftim, përcjell lajmi.net.
“Klubi do të donte të falënderonte trajnerin që ka shkruar një faqe të re në historinë e Juventusit, me fitimin e titullit të nëntë radhazi në Serie A”.
Raportohet se Mauricio Pochettino do të jetë trajneri i ri i Juventusit./Lajmi.net/