Juventusi i Pirlos e nis me fitore sezonin e ri në L.K, Morata shkëlqen me dy gola

77

Juventusi i Andrea Pirlos e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligën e Kampionëve, duke e mposhtur 0-2 Dynamo Kiev, në ndeshjen e xhiros së parë të grupit G.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Për Pirlon, kjo ishte ndeshja e parë në Ligën e Kampionëve si trajner, ku mposhti Mircea Lucescu, i cili disa vite më parë i dha mundësinë italianit të debutonte si futbollsit tek Inter.

Kjo fitore e Juventusit erdhi falë dy golave të shënuara nga Alavaro Morata.

Spanjolli shënoi në minutat 46’ dhe 84’, shkruan lajmi.net.

Te Juventus në këtë ndeshje mungoi Cristiano Ronaldo, që ka dalë pozitiv në COVID-19.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë orar, Club Brugge ka mposhtur 1:2 në udhëtim Zenitin./Lajmi.net/

Comments