KALKULIMET PARAZGJEDHORE!

143
Kanë ngelur të pa kënaqur dhe të zhgënjyer nga vendimi i Francës për mos të hapur negocitat me NMK dy liderët partiakë të  ”dërzhavës ”, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti.
Të dy këta skuthë të paparë të ekonomisë së tregut shpresuan shumë në hapjen e negociatave me BE-në, ku njëra palë me kryeministrin Zajko kishte lëshuar pe për ndryshimine emrit dhe tjetra me Ali kapedanin, gropos identitetin kombëtar duke e lënë statusin politik të shqiptarëve në fund të pusit si bashkësi etnike pa emër dhe pa identitet.
Tani që treni për në Bruksel iku dhe nuk u ndal t’i marrë të dy dallaverexhinjtë e politikës në vend si Zajko dhe xhak Alia, ata ngelën keq në rrugë të madhe si lypsarë, megjithatë kanë gjetur forca dhe po përgatiten për zgjedhjet e parakohëshme të 12 prillit të vitit të ardhshëm.
Zajko ka deklaruar se do kërkojë sërish votën shqiptare me një sllogan të ri duke u munduar të mbledh sa më shumë vota shqiptare me premtime boshe.
Ai nuk ka çfarë kërkon më në mjedise shqiptare për të kërkuar votën e tyre kur nuk realizoi asnjë premtim për tre vjet me radhë.
Dhe ja vjen koha e zgjedhjeve të parakohshme, ku shfaqet përsëri ”humanisti dhe proshqiptari” Zajko, me premtime të reja për hallet e vjetra të pazgjidhura të kërkojë votat shqiptarëve.
Jo shqiptarët nuk kanë pse t’i besojnë këtij fatosi të druzhe Titos, që ka nxirë tashmë emrin e tij në mjediset shqiptare si nxënës i zellshëm i shkollës së Gligorovit, për nga përkushtimi pansllavist duke i yshtur bandën e zagarëve të tij në degën e Tetovës kundër riemrimit të shkollave të mesme të Tetovës me emra nga kultura dhe historia shqiptare.
Ky është Zajko, ujku i uritur për vota shqiptare ku me të marrë ato i harron se ekzistojnë si popull dhe si njerëz.
Ndaj, në fushatën parazgjedhore ku duket se ka filluar, shqiptarët e mbarë Iliridës duhet ta bojkotojnë dhe mos ia shohin më ”surratin” me vajtje ardhjet e tij në mjediset shqiptare, pasi ka shkelur me këmbë premtimet e mëparëshme.
Nga ana tjetër Nasradini shqiptar xhak Alia, ka thënë se për mos të shkuar huq vota shqiptare duhet patur në garë vetëm një parti opozitare përballë pozitës.
Kjo është thirrja që bën xhak Alia nga selia e tij në Reçicë të vogël i bindur për fitoren e radhës.
Sipas sondazheve të ndryshme në bllokun shqiptar DUI i Ali Ahmetit qëndron në krye të radhës së përqindjes së votuesve shqiptarë.
Kjo është e kuptueshme pasi opozita shqiptare është e shpartalluar dhe e pafuqishme ta deklasojë në ringun e radhës DUI-n e xhak Alisë, sepse integristët janë strukturuar në çdo lagje dhe fshat dhe qytet që mbulojnë gjithë mjediset shqiptare.

MÖBEL THEMA

Ata kanë bërë për vete të punësuarit e administratës publike, mjekët, arsimtarët,  militantët e verbër dhe gjithë delet shqiptare.
Ky është prioriteti që integristët kanë ndaj opozitës së fjetur, plus ndihmës së pushtetit që ka vepruar në këto dy dekada si pazari i heshtur në këmbim të votave mes tyre sipas skemës më jep të jap.
Ndërsa opozita e përçarë, fatkeqsisht me këtë mbështetje që ka nuk arrin dot për ta deklasuar dhe shporrur DUI-n dhe Ali Ahmetin nga maja e pusht-shtetit.
Së bashku opozita shqiptare nuk do mund t’i mbledh 10 deputet.
Ndërsa klani i qelbësirave me DUI-n dhe Ali Ahmetin pritet t’i sigurojnë rreth 12/15 vende në parlamentin e ardhshëm.
Këto janë parashikimet aktuale që nuk do të thotë se nuk do ndryshojnë deri në prill të vitit të ardhshëm.
Një stimulim dhe një angazhim më shumë duhet bërë që ky bashkim i opozitës të ndodh fuqishëm për ta rrëzuar këtë sondazh dhe për ta kthyer në favor të saj.
Por, në kohën kur këshilli për protesta organizonte protesta kundër proceseve të montuara ndaj shqiptarëve dhe padrejtësive të pafundta të këtij pushteti kriminal në Shkup dhe gjetkë, opozita jonë e fjetur dhe indiferente ndaj zhvillimeve politike në vend nuk e ”lëvizi gishtin” për t’u solidarizuar me ta. Prandaj sot, pretendimet e saj me rastin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme se do ta rrëzojnë DUI-n më 12 prill, duken më shumë si zotime foshnjarake sesa realitete që nuk janë tjetër veç se dëshira.
Sido që të ndodh opozita shqiptare nuk e ka frymën, guximin dhe filozofinë politike të një Vetëvendosje për ta përmbysur situatën dhe ta kthej atë në epërsi të saj dhe të shqiptarëve.
Që të përmbyset DUI dhe Ali Ahmeti në Iliridë, duhen forca të tjera dhe një Vetëvendosje me frymë dhe guxim, bindje dhe aksione revolucionare për të çarë përpara.
Radhën tjetër mbase do ta gjejmë!

 

Medai Shaholli

Comments