Kapiteni i Shqipërisë: Në fushë s’jemi vëllezër me Kosovën, jashtë saj po

151

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, dhe kapiteni Sherif Kallaku dolën në konferencë për shtyp në prag të kualifikueses me Kosovë, që do të luhet të martën, në orën 19:00, në “Elbasan Arena”.
Trajneri Bushi në fjalën e tij theksoi se skuadra nuk është në tension nga fakti se do të përballet në një ndeshje eliminatore me bashkëkombësit e Kosovës.“Nuk kemi asnjë lloj ndjesie ekstra, thjesht është një ndeshje e radhës për ne. E kemi përgatitur mirë. Gjëja pozitive është se kemi pasur shumë ditë në dispozicion. Kemi bërë atë lloj strategjie, që do e shprehim nesër në fushë, për të mundur ekipin e Kosovës. Mendoj se do të jetë një ndeshje e fortë. Pres një ndeshje shumë të luftuar nga ekipi ynë. . Mbështetja e tifozëve do të jetë maksimale”, tha Bushi.Lojtarë në Kombëtaren A? Është pozitiv fakti që kanë shkuar lojtarë tek ekipi A. Kjo tregon se po punohet mirë tek të gjitha ekipet e moshave. Kjo ka edhe anën negative, pasi prishen ekuilibrat në skuadër. Kundër Austrinë patëm 8 mungesa dhe nuk kishim ekuilibër. Nëse do kemi një grup të plotë, atëherë mund të flitet edhe për rezultate.Kapiteni Kallaku u shpreh i kënaqur që tashmë e ka lënë pas krahëve dëmtimin dhe do të jetë një forcë e shtuar për skuadrën.“Kalova një dëmtim njëmujor dhe tani, të jem realist, nuk mendoj se ndihem në formën time optimale, pasi kam shumë për të dhënë. Gjithsesi ndihem shumë mirë për ta luajtur këtë ndeshje dhe për të bërë një paraqitje të mirë”, tha Kallaku.Ecuria e Kosovës? Siç e tha edhe trajneri ata kanë më shumë pikë se ne. Duhet ta shikojmë thjesht si një ndeshje të radhës, ku duhet të marrim tri pikët. Për ne është detyrim.Kosova një derbi apo vëllazërore? Nuk do futemi si në një ndeshje vëllazërore, por për ta fituar. Normalisht që është një derbi. Është një derbi ku gjëra të tipit “jemi vëllezër” nuk vlejnë brenda 90 minutave. Pas ndeshjes jemi vëllezër dhe rrimë së bashku”./SS/

Comments