Këngëtari serb në Korçë, reagon Unikkatili kërkon bojkot të festivalit

174

Edhe reperi, Unikkatil iu ka bashkuar artistëve tjerë të estradës sa i përket reagimeve për pjesëmarrjen e këngëtarit serb, Goran Bregovic, në festivalin e Korçës.

Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Viktor Palokaj i njohur si Unikkatil ka bërë një reagim të ashpër, shkruan lajmi.net.

Moebel THEMA

Rep-artisti, ndër të tjera ka shkruar se ai koncerti duhet të bojkotohet, kjo do ishte mënyra më e mirë për ta ndaluar performancën e Bregovic në festival.

“Ftesa e këtij shkavellit në atë koncert e tregon nivelin e respektit që organizatori e ka për torturat e vrasjet që Serbia i ka bô ndaj Shqiptarëve të Kosovës. Ndëshkimi mà i mirë ish kônë nëse bojkotohet ai koncert e sidomos ajo birrë e k** përgjithmonë”, ka shkruar Unikkatil.
Ndryshe, reperi nuk është edhe aktiv me postime në rrjete sociale, megjithatë nuk heziton të bëjë reagime lidhur me problemet në shoqëri e sidomos ato që kanë të bëjnë me kombin./Lajmi.net/

Comments