Kërkesat e shumta për koncertin detyrojnë Alban Skenderajn të mbaj edhe natën e dytë

556

Alban Skenderaj në fund të shtatorit do të mbaj koncert në Amfiteatrin e Liqenit.

Alban Skenderaj sapo ka njoftuar ndjekësit e tij se koncerti i planifikuar të mbahet në Amfiteatrin e Liqenit do të zgjasë dy ditë kjo për shkak të kërkesave të shumta për bileta, shkruan lajmi.net.

Përmes postimit të bërë në llogarinë e bërë në Instagram, këngëtari ka shkruar

“Te dashur miq.
Shume njerez me kane shkruar! Mbas shume kerkesave dhe sondazhit te fundit qe hapem vendosem te shpallim nje nate te dyte te koncertit, te nesermen, me date 28 shtator! Une sinqerisht cdo here jam i mrekulluar dhe mirenjohes pafund!
Biletat e koncertit do te dalin neser paradite, e shtune nga ora 09:00 e ne vazhdim.
Ju lutem brenda mundesive te mos vononi te siguroni biletat tuaja kete here pasi interesimi eshte i madh dhe eshte 100% e sigurt se nuk do te kete nje nate te trete!
Faleminderit te gjitheve”. /Lajmi.net/

Comments